Lidhje

Përvjetori i firmës Gjenentek; Ecja në ujë


Përvjetori i firmës Gjenentek

Këtë javë, kompania amerikane bioteknologjike Gjenentek mbushi 30 vjet. Gjenentek është një prej simboleve më të dukëshme të përparimeve në bioteknologji, me marrjen e molekulave të ADNs- dhe modifikimin e tyre në laborator për krijimin e ilaçeve të reja. Gjatë 30 vjetëve, Gjenentek ka patur shumë sukses duke prodhuar barna për trajtimin e kancerit, astmës e sëmundjeve të zemrës. Të gjitha këto falë revolucionit bioteknologjik si rezultat i zbulimit të ADN-së, një strukturë molekulare në formën e dy spiraleve paralele vertikale. Autor i këtij zbulimi doktor James Watson së bashku me një koleg të tij janë nderuar edhe me çmimin Nobel për mjekësi për punën e tyre. Ndërkohë që zbulimi i tij ka çuar në krijimin e ilaçeve të reja, doktor Watson parashikon një të ardhme kur kërkimet në fushën e ADN-së të zbulojnë përse ilaçet tek disa njerëz shkaktojnë efekte anësore dhe tek disa të tjerë jo. Një zbulim i tillë do të ndryshojë objektivin e mjekësisë, thotë ai, pra shkencëtarët do të arrijnë të parashikojnë atë 2 përqindësh të popullsisë tek e cila ilaçi shkakton efekte anësore, dhe ilaçi do të hidhet në treg. Deri tani, vetëm pse një ilaç shkakton efekte anësore tek një numër i vogël njerëzish, ai nuk miratohet për përdorim. Thuajse çdo ilaç shkakton efekte anësore tek disa njerëz dhe firma Gjenentek po punon për zgjidhjen e këtij problemi.

Drejtori i kësaj firme, Arthur Levinson thotë se një ditë do të arrihet të kuptohet përse një ilaç shkakton reaksion tek vetëm 1 përqind e atyre që e marrin, ndërsa të gjithë të tjerët shërohen prej tij. Kur të kuptohet arsyeja përse ndodh kjo, atëherë ai 1 përqindësh i të sëmurëve do të trajtohet me diçka tjetër, dhe ilaçi që i bën mirë pjesës tjetër të pacientëve nuk do të pengohet të hidhet në treg. Në kuadër të 30 vjetorit të firmës Gjenentek, drejtuesit e saj i dorëzuan shkencëtarit Watson një çek prej 2. 5 milionë dollarësh, të holla që do të përdorë për zgjerimin e laboratorit bioteknologjik në Kold Spring të Nju Jorkut. Pra, ajo që shkenca bioteknologjike mes të tjerash ka nxjerrë në pah gjatë këtyre 30 vjetëve është se ekzistojnë dy grupe njerëzish që rrezikojnë; të parët janë kapitalistët që japin paratë e tyre për investime, duke shpresuar se zbulimi do të jetë i suksesshëm; dhe në grupin e dytë bëjnë pjesë shkencëtarët që përpiqen gjatë gjithë karrierës së tyre me shpresë se do të zbulojnë diçka.

Ecja në ujë

Shkenca vazhdimisht është përpjekur të shpjegojë disa prej mrekullive të përshkruara në librat e shenjta. Sipas biblës, Jezusi eci mbi ujë, por një profesor në universitetin e Floridës thotë se Jezusi me të vërtetë mund të ketë ecur duke i mbështetur këmbët në shtresa akulli. Profesori Dorin Nof thotë se një kombinim i rrallë i ujit me kushtet atmosferike në detin Galile, 2 mijë vjet më parë, mund të ofrojë një shpjegim shkencor për këtë mrekulli që përshkruhet në Dhijatën e re. Profesor Nof thotë se deti Galile ka ujë liqeni, si dhe rryma të veçuara uji të kripur; prandaj ky kombinim me temperaturat nënzero mund të kenë krijuar kushtet për ngrirjen pjesë pjesë të sipërfaqes së detit Galile. Sipas Dhijatës së re, në librat e Mateut, Markut dhe Gjonit, thuhet se pasuesit e Jezusit kishin qënë në Galile atë natë kur ndodhi një stuhi dhe Jezusi eci mbi ujë drejt një njeriu i cili u tmerruar pasi mendoi se po shikonte një fantazëm.

Rezultat e kërkimeve të profesorit Nof botohen në numrin e këtij muaji të revistës së Paleolimologjisë që merret me studimin dhe shpjegimin e fenomeneve në ujë. Bashkëautorë të studimit janë edhe historianët Ian McKeague i universitetit Kolumbia në New York dhe Nathan Paldor u universitetit hebraik në Jeruzalem. Tre historianët dolën me këtë teori pasi studiuan statistikat e temperaturave të ujit në detin Galile si dhe fosile kafshësh të gjetura në fund të detit. Profesor Nof thotë se të dhënat treguan se dy periudha të gjata nga vitet 1500 deri 2500 vjet më parë kishin qënë tepër të ftohta në rajonin për rreth detit Galile dhe uji i pa ngrirë për rreth shtresave të akullta mund të ketë ardhur nga burimet me ujë të kripur për gjatë bregut perëndimor të këtij deti apo liqeni. Uji i kripur ka një pikë ngrirjeje më të ulët sesa uji i ëmbel apo i zakonshëm që ngrin në 0 gradë Celsius. Por disa njerëz, përfshi at Rick Ekard pranë kishës Luterane të Tallahasit në Florida, reagojnë me dyshim ndaj studimit të këtyre historianëve. At Ekard thotë se teoria e tyre duket e stërholluar dhe argëtuese, por jo aq sa ta bëjë atë të heqë dorë nga besimi i tij. Ai thotë se pavarësisht nga respekti për shkencën, ajo nuk mund të shpjegojë gjithçka. Ndërsa at Majk McCarron i konferencës katolike të Floridës, thotë se studimi duket tepër interesant.

XS
SM
MD
LG