Lidhje

SHBA, Kanada: Eliminohet një rrjet kontrabandistësh që trafikonte njerëz


Autoritetet në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada thonë se kanë eliminuar një rrjet për trafikimin e njerëzve që sillte dhjetra të huaj në Shtetet e Bashkuara, nga Kanadaja.

Ky rrjet kontrabandistësh sillte shtetas indianë dhe pakistanezë në shtetin amerikan të Washingtonit nga Kanadaja, me çmimin 35 mijë dollarë për person. Një juri federale në Seatëll ka ngritur aktpadi ndaj 14 personave. Një numër të dyshuarish tani janë ndaluar, mes tyre edhe një person që akuzohet se është udhëheqësi i rrjetit të kontrabandistëve.//lk

XS
SM
MD
LG