Lidhje

Teherani hedh poshtë paralajmërimin e Uashingtonit se do të përballet me masa të ashpra nga OKB-ja


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, hodhi poshtë një paralajmërim nga sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs, se Irani mund të përballet me masa të ashpra nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Presidenti Ahmedinexhad tha dje në Teheran, ku u mbajt një konferencë në mbështetje të palestinezëve, se zonja Rajs është e lirë të flasë, por shtoi se komentet e saj nuk ishin të rëndësishme.

Sekretarja Rajs tha të enjten se Irani mund të përballet me ndëshkime ndërkombëtare në rritje, përfshirë vendimin e OKB-së që mund të lejojë përdorimin e forcës ushtarake, nëse Teherani nuk përfill kërkesën e Këshillit të Sigurimit për të ndaluar veprimtaritë bërthamore.

Në komentet e tij, Presidenti Ahmedinexhad kritikoi ashpër edhe Izraelin, duke thënë se regjimi zionist, siç e cilësoi ai, përbën kërcënim për vende të tjera në Lindjen e Mesme dhe po shkon drejt shfarosjes, siç u shpreh ai.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i cilësoi komentet e zotit Ahmedinexhad si të papërshtatshme dhe si burim shqetësimesh të thella për gjithë komunitetin ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG