Lidhje

Protesta të policëve palestinezë lidhur mbi pagat e prapambetura


Zyrtarët palestinezë të sigurisë thonë se policë me maskë hynë me forcë në një ndërtesë qeveritare në Rripin e Gazës, të zemëruar se nuk u janë paguar rrogat nga qeveria e Hamasit.

Zyrtarët e sigurisë thonë se rreth 50 policë bllokuan sot rrugën kryesore të qytetit Khan Junis në Gazë. Ata thanë se policë të armatosur rrethuan ndërtesën e bashkisë së qytetit, duke zënë pozicione në çati dhe duke shtënë në ajër.

Protesta shihet si shenjë e pakënaqësisë ndaj qeverisë së udhëhequr nga Hamasi, që erdhi në pushtet në fund të muajit të kaluar. Autoriteti palestinez, që ka vështirësi financiare, nuk ka mundur t’u paguajë rrogat rreth 140 mijë punonjësve qeveritarë që nga muaji mars.

Vendet perëndimore ia kanë ndërprerë ndihmat qeverisë palestineze, me kushtin që Hamasi të dënojë dhunën dhe të njohë shtetin e Izraelit. //ad//

XS
SM
MD
LG