Lidhje

Ekspertët konfirmojnë vërtetësinë e firmës së Sadamit në dokumentet kundër shiitëve në vitet ‘80


Në gjyqin që po zhvillohet ndaj Sadam Huseinit, sot prokurorët paraqitën dëshmi të disa ekspertëve të shkrimit të dorës, të cilët konfirmuan autenticitetin e firmës së Sadamit në dokumente të kanë të bëjnë me masat shtypëse të ushtruara ndaj shiitëve në vitet ’80.

Avokatët mbrojtës të Sadamit menjëherën e vunë në pikëpyetje dëshminë. Ata thanë se ekspertët ishin punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe kërkuan që gjykata të gjejë ekspertë nga jashtë Irakut.

Kryegjykatësi e shtyu gjyqin ndaj Sadamit për të mërkurën, për të patur më tepër kohë për studimin e shkrimit.

Ish-diktatori irakian dhe 7 bashkëpunëtorë të tij po gjykohen për vrasjen në vitin 1982 të më tepër se 140 shiitëve në Irak, pasi Sadami mundi t’i shpëtojë një tentative për vrasje në fshatin e Duxhailit.

XS
SM
MD
LG