Lidhje

Ministria e Drejtësisë akuzon Prokurorin Sollaku për shkelje të rënda të ligjit


Në Shqipëri Ministria e Drejtesisë akuzoi sot Prokurorin e Përgjithshëm dhe organizmin që ai drejton se gjatë aktivitetit 5 vjeçar ka kryer shkelje të rënda të ligjit duke i shkaktuar dëme të mëdha ekonomike shtetit.

Deklarimet e Ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi janë përfundim i një kontrolli të ushtruar në 6 prokurori të rretheve lidhur me hetimet ndaj denoncimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë shkeljet e vërejtura tregojnë mungesë vullneti për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe sulmet ndaj Prokurorit të Përgjithshëm janë nisur nga të gjitha drejtimet e mundshme. Ndërsa në parlament u depozitua kërkesa për nisjen e procedurave për shkarkimn e tij, pasdite Ministri i Drejtësisë Aldo Bumci bëri të njohura rezultatet e kontrollit të ushtruara në 6 prokuori të vendit.

Prokurori i Përgjithshëm dhe organi që ai drejton akzuohen se nuk kanë filluar hetimet apo kanë pushuar çështjet e kallzimeve penale të bëra nga Kontroli i Lartë i shtetit në 70 përqind të rasteve.

Kontrolli i Ministrisë ka nxjerrë në pah se Prkurori i Përgjithshëm ashtu dhe prokuroritë në rrethe kanë bërë shkelje serioze të ligjit dhe funksionimit të organit të Prokurorisë, tha ministri Bumci. Kështu prokuroria akuzohet se janë përfunduar në mënyrë të paligjshme hetimet në cështjet e evazionit fiskal në importimin e automjeteve.

Sipas kallzimit të Kontrollit të Shtetit në më pak se dy vjet nuk janë zhdoganuar 30 mijë makina duke sjellë për shtetin një dëm që llogaritet në 70 milion dollarë. Në këtë cëshje, sipas ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Tiranës nuk kanë kryer veprime për dy vjet e gjysëm. Po kështu Prokuroria akuzohet se nuk ka filluar hetime dhe ndaj një kallzimi të Kontrolit të Shtetit ndaj Korporatës energjitike në vitin 2000 e ku bëhet fjalë për të pakëtn 40 milion dollarë dëme. Një çështje e tretë për të cilën Ministria e Drejtësisë pas kontrolit të ushtruar prej saj akuzon prokurorin e Përgjithshëm është dhe ajo e zhdoganimit të kundraligjshëm të 8 anijeve në doganën e Durrësit gjë e cila llogaritet të ketë shkaktuar një dëm prej 600 mijë dollarësh.

Në deklarimin e tij Ministri i Drejtësisë Bumçi tha se zvarritjet e palejueshme dhe hetimet tejet formale, mbulimi i rreth 7 mijë veprave penale në prokurorinë e rrethit Tiranë apo zhdukja e një dosje në Librazhd të shtyjnë në përfundimin se nuk bëhet fjalë vetëm për cështje të aftësisë profesionale të drejtuesve të Prokurorive në Rrethe apo të Prokurorit të Përgjithshëm, por me mungesë vullneti nga ana e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet.

Në të vërtetë Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku deklaroi mbrëmë se materiali i hartuar nga Ministria e Drejtësisë ishte i dobët e qesharak. Por sipas ministrit Bumçi deklarimet e tij synonin të devijonin akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas ministrit, qeveria shqiptare kërkon një prokuror që të ketë vullnet të hetojë e të veprojë dhe jo një prokuror që nuk reagon. //rd//

XS
SM
MD
LG