Lidhje

Ndryshime në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti Bush emëroi Përfaqësuesin amerikan të Tregtisë, Rob Portman, në postin e drejtorit të buxhetit të Shtëpisë së Bardhë.

Në qoftë se miratohet nga Senati, zoti Portman do të zëvendësojë ish drejtorin e buxhetit, Joshua Bolten, tani shef kabineti i Shtëpisë së Bardhë. Zoti Portman ka qënë për një vit Përfaqësuesi Tregëtar dhe më parë anëtar kongresi për 10 vjet.

Presidenti Bush emëroi zëvendësen e tij, Susan Schwab në postin e Përfaqësuesit amerikane të Tregtisë. Si drejtor i buxhetit, zoti Portman do të merret me buxhetin federal prej më shumë se 2, 8 trilionë dollarësh.

Në fjalën e rastit që mbajti sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti e vlerësoi zotin Portman për gjallërimin e bisedimeve të tanishme të Organizatës Botërore të Tregtisë. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Tregëtinë Peter Mandelson tha se i vjen keq që zoti Portman po largohet në një fazë të tillë të bisedimeve. //rd//

XS
SM
MD
LG