Lidhje

Çmimi i naftës - 70 dollarë e 88 cent për fuçi


Çmimi i naftës arriti sot çmimet rekord prej 70 dollarësh e 88 centësh për fuçi, 40 cent më shumë se dje dhe duke thyer rekordin e gushtit të vitit të kaluar, kur uragani Katrina goditi rajonet naftëmbajtëse të Gjirit të Meksikës në Shtetet e Bashkaura.

Analistët thonë se shkaku i rritjes së tanishme janë mosmarrëveshjet rreth programit bërthamor të Iranit dhe tensionet politike në vende të tjera furnizuese. Presidenti Bush tha sot se ngritja e çmimit të naftës përbën problem. //rd//

XS
SM
MD
LG