Lidhje

Irani, paralajmërim  Këshillit të Sigurimit se nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor


Irani i paralajmëroi anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit se asnjë lloj trysnie nuk do ta detyrojë të heqë dorë nga programi bërthamor.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se takimi i sotëm i 5 vendeve anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë, ka më tepër rëndësi për vetë pjesëmarrësit, se sa për Iranin.

Bisedimet e sotme në Moskë mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit mbahen një javë para se Këshilli i Sigurimit të dëgjojë një raport mbi Iranin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore. Rusia thotë se vazhdon të jetë kundër përdorimit të sanksioneve për ta bindur Iranin të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Ndërkohë, sot në Washington, Presidenti Bush ripërsëriti se për zgjidhjen e çështjes së Iranit mbeten të hapura të gjitha mundësitë, por shtoi se ai dëshiron një zgjidhje diplomatike. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha sot se çdo agresor do të pendohej, në se do të sulmonte vendin e tij.//lk

XS
SM
MD
LG