Lidhje

Presidenti i Kinës viziton firmën Boing


Presidenti kinez Hu Gjin Tao vizitoi të mërkurën fabrikën e prodhimit të avionëve Boing në Sietëll të shtetit veriperëndimor të Uashingtonit, në kuadër të vizitës 4 ditore në Shtetet e Bashkuara. Para disa ditësh Pekini njoftoi se do të blinte 80 avionë Boing me një vlerë rreth 5 miliardë dollarësh.

Zoti Hu mbërriti në Seattle të martën dhe fillimisht vizitoi gjigandin e prodhimit të programve kompjuterike, Mikrosft, ku u takua me drejtorin e kompanisë Bill Gates. Të enjten presidenti kinez shkon në Uashington për t’u takuar me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në kërkesën e Shteteve të Bashkuara që Kina të liberalizojë kursin e shkëmbimit të monedhës, tek gjendja e të drejtave të njeriut, tregëtia dhe programet bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit.

XS
SM
MD
LG