Lidhje

Shumica e vendeve besojnë se duhet të merren masa në formë sanksionesh kundër Iranit


Një diplomat amerikan thotë se mendon që shumica e vendeve besojnë tani se duhet të merren masa në formë sanksionesh kundër Iranit si rrjedhojë e programit të tij bërthamor.

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Burns, thotë se i ka diskutuar sanksionet me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe me përfaqësuesit e grupit të Tetëshes që u takuan në Moskë këtë javë. Por, ai nuk tha se cilat vende vazhdojnë t’i kundërshtojnë sanksionet.

Kina dhe Rusia kanë këmbëngulur që me çështjen të merret Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se bota kërkon të shohë hapa të menjëhershëm dhe konkretë nga ana e Iranit.

Në një tjetër deklaratë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, gjenerali Juri Baluevski, tha se ushtria ruse nuk do të përfshihet në rast se shpërthen një konflikt i armatosur me Iranin.

Këto komente bëhen një javë para takimit të Këshillit të Plotë të Sigurimit për të dëgjuar raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike mbi Iranin.

XS
SM
MD
LG