Lidhje

Kryepeshkopi Artemije thotë se nuk është i gatshëm për një takim me kryeministrin e Kosovës


Udhëheqësi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Kryepeshkopi Artemije, thotë se nuk është i gatshëm për një takim për Pashkë me kryeministrin e Kosovës.

Kryeministri Agim Çeku ka propozuar një takim të dielën në Manastirin e shekullit të 14, në Deçan.

Por Kryepeshkopi Artemije tha se nuk është në gjendje ta presë zotin Çeku derisa të rindërtohet rezidenca e tij në Prizren dhe refugjatët serbë të Kosovës të kthehen në banesat e tyre. Rezidenca e Peshkopit Artemije u dogj gjatë trazirave të marsit 2004. Një zëdhënës për zotin Çeku tha se kryeministri e kishte kërkuar takimin si një përpjekje për komunikuar me komunitetin serb të Kosovës. //az//

XS
SM
MD
LG