Lidhje

Presidenti Bush dhe presidenti kinez Hu Gjin Tao dështojnë në zgjidhjen e mospajtimeve kryesore


Presidenti Bush dhe homologu i tij kinez, Hu Gjin Tao, ranë dakord të punojnë së bashku më ngusht, por dështuan të zgjidhin mospajtimet kryesore rreth tregtisë, të drejtave të njeriut dhe programit bërthamor të Iranit.

Pas bisedimeve të djeshme në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Bush tha se i kishte bërë thirrje zotit Hu të lejojë rritjen e vlerës së njësisë monetare kineze për të ndihmuar në pakësimin e defiçitit rekord të Shteteve të Bashkuara në tregti me Kinën.

Zoti Hu nuk bëri premtime konkrete lidhur me njësinë monetare, por tha se Kina i kupton shqetësimet amerikane lidhur me këtë çështje. Presidenti Bush e siguroi udhëheqësin kinez se Uashingtoni nuk mbështet pavarësinë për Tajvanin.

Presidenti Hu tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë interesa të përbashkëta gjithëpërfshirëse dhe strategjike, siç i cilësoi ai dhe se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve do të ndihmojnë në nxitjen e paqes botërore.

XS
SM
MD
LG