Lidhje

EXIM Bank investon 1,9 miliardë dollarë për një stacion gazi dhe një TEC në Fier


Qeveria e Shqipërisë i hapi dje rrugën investimit më të madh që është bërë ndonjëherë në vend, duke nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e një termocentrali dhe një stacioni gazi në afërsi të Fierit.

Projekti parashikon një investim afro 1,9 miliard USD, falë një bashkëpunimi tashmë të filluar midis investitorëve amerikanë dhe atyre europianë. Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Marsi Ris, tha në ceremoninë e rastit, se pjesëmarrja e EXIM Bank në këtë nismë hap mundësi të reja për investime të tjera amerikan.

Qeveria e Shqipërisë nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me një kompani europiano-amerikane për ndërtimin në rajonin e Fierit të një stacioni gazi dhe një termocentrali, të cilët do të përmirëojnë ndjeshëm furnizimin e vendit me gaz dhe energji elektrike. Nga ky investim prej 1,9 miliardë USD Shqipëria do të plotësojë brenda 18 muajsh gjithë kërkesën e brendshme për energji dhe gaz, ndërsa pjesa tjetër e prodhimit do të transportohet drejt tregjeve europiane.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Marsi Ris, tha se ky projekt është një mbështetje e rëndësishme për ekonominë shqiptare. "Ky projekt është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. - tha amb. Ris. - Ky investim do ta bëjë Shqipërinë një faktor të rëndësishëm për energjitikën në Europë dhe do të mbështesë investime të tjera që do të vijnë këtu".

Ambasadorja Ris tha se qeveria amerikane rithekson me këtë rast mbështetjen e saj për rritjen e ekonomisë shqiptare. "Kjo është gjithashtu një dicka e mirë për biznesin amerikan, i cili po merr pjesë në këtë projekt me afro 600 milionë USD. Pjesëmarrja e US EXIM Bank (Banka e Eksport-Importit e SHBA hap mundësi të tjera për investime të reja të kompanive amerikane" - tha ambasadorja amerikane.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është e angazhuar të mirëpresë dhe të mbrojë më mirë investimet e huaja. "Qeveria shqiptare do të mbështesë fuqishëm për pjeket për të realizuar këtë projekt të madh. Ky është një nga investimet më të mirëpritura dhe më të rëndësishme që bëhet në Shqipëri, dhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin në tërësi" - tha zoti Berisha.

Sipas projektit, stacioni i rigazifikimit ka një kapacitet vjetor prej 10 miliard metër kub gaz, ndërsa termocentrali do të ndërtohet me tre faza prej 400 Megavat secila. Teknologjia e standarteve bashkëkohore është siguruar nga kompania italo-amerikane "SAIPEM and Black&Veatch", duke përfshirë këtu edhe tubacionet nëndetare të gazit dhe linjat e reja kabllore nënujore që do të lidhin Shqipërinë me Italinë. //rd//

XS
SM
MD
LG