Lidhje

Uashingtoni i kërkon Moskës të ndalë shitjen e armëve Iranit


Një zyrtar i lartë amerikan i bëri thirrje Rusisë të ndalë të gjitha shitjet e armëve Iranit në kuadrin e përpjekjeve për të izoluar Iranin për shkak të programit të tij bërthamor.

Nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet politike, Nicholas Burns tha në Uashington se Irani po shkel marrëveshjet bërthamore ndërkombëtare. Ai tha se ka ardhur koha që vendet e ndryshme të përdorin ndikimin e tyre për ta detyruar Iranin t’u përmbahet këtyre marrëveshjeve.

Nënsekretari amerikan i shtetit për Kontrollin e Armëve, Robert Joseph e cilësoi çështjen e programit bërthamor iranian si kërcënimin më të madh të mundshëm strategjik me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar.

Zyrtarët rusë vazhdojnë të kundërshtojnë idenë për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, duke theksuar se Moska nuk do t’i pranojë sanksionet nëse nuk shikon prova konkrete se programi bërthamor iranian nuk u shërben qëllimeve paqësore. Por Shtetet e Bashkuara thonë se pa një ndryshim të rëndësishëm në qendrimin e Iranit, Uashingtoni do të përpiqet për një rezolutë të OKB-së e cila do t’i kërkonte Teheranit që të pezullojë programin e tij të pasurimit të uraniumit. //rd//

XS
SM
MD
LG