Lidhje

Irak: Aleanca kryesore shiite bie dakord për emërimin e zotit Xhavad al-Maliki si kryeministër


Politikanët shiitë të Irakut thanë se aleanca kryesore shiite ka rënë dakord për emërimin e zotit Xhavad al-Maliki si kryeministër.

Aleanca shiite e arriti marrëveshjen sot në Bagdat, në përpjekje për të zhbllokuar situatën politike e cila prej javësh nuk po gjen zgjidhje lidhur me emërimin e kryeministrit të ri.

Politikanët shiitë kishin emëruar më parë kryeministrin e tanishëm Ibrahim al-Xhafari që të vazhdonte ta mbante këtë post, por kurdët dhe sunitë kishin kërkuar që ai të jepte dorëheqjen sepse nuk kishte bërë sa duhet për frenimin e dhunës sektare.

Sot, zoti al-Xhafari shpalli vendimin e tij për t’u tërhequr në përpjekje për të zhbllokuar situatën. Politikani që do t’i zerë vendin, al-Malik është një figurë udhëheqëse në partinë Dava të zotit al-Xhafari.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u bëjnë thirrje udhëheqësve politikë të Irakut që të formojnë një qeveri e cila të përfshijë shiitët, sunitë dhe kurdët.

XS
SM
MD
LG