Lidhje

CIA ka paralajmëruar se Sadami nuk kishte armë bërthamore


Një ish nëpunës i Agjencisë Qëndrore e Zbulimit tha se CIA e paralajmëroi administratën e presidentit Bush para ndërhyrjes ushtarake në Irak në mars të vitit 2003 se Sadam Huseini nuk kishte armë të shkatërrimit në mars.

Tyler Drumheller, ish shefi i operacioneve të CIA-s në Evropë, i tha rrjetit televiziv CBS në një intervistë që do të transmetohet nesër, se zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë nuk e përfillën paralajmërimin, duke thënë se politika mbi Irakun ishte përcaktuar. Zoti Drumheller tha se ky informacion erdhi nga ministri i jashtëm i Sadam Huseinit, Naxhi Sabri, i cili ishte informator që paguhej nga CIA.

Zoti Drumheller është zyrtari i dytë në pencion i CIA-s që ngrë akuza të tilla. Në muajin mars, ish operativi i CIA-s, Paul Pillar shkruante në revistën Foreign Affairs se administrata e presidentit Bush shpërdoroi publikisht informacione zbulimi për të justifikuar vendimet që kishte marrë. Administrata e presidentit Bush ka thënë se ndërhyrja ushtarake në Irak u bazua në prova se ai vend kishte armë kimike dhe biologjike. Në Irak nuk janë gjetur armë të tilla.//rd//

XS
SM
MD
LG