Lidhje

Dita e 18-të e protestave në Katmandu


Policia nepaleze në kryeqytetin Katmandu përdori plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës kundra mijëra protestuesve të cilët nuk përfillën ndalimqarkullimin. Të paktën 23 vetë u plagosën.

Në ditën e 18 të protestave, demonstruesit hodhën parrulla kundër mbretit dhe kërkuan rivendosjen e demokracisë. Siç njofton korrespondentja jonë në Katmandu, përledhje të ngjashme pati gjatë gjithë ditës në unazën që rrethon kryeqytetin.

Edhe dje, më shumë se 100 mijë protestues nuk e përfillën ndalim qarkullimin dhe u përpoqën t’i afrohen pallatit të Mbretit Gyanendra nga periferitë e qytetit. Më shumë se 100 vetë u plagosën nga përleshjet me policinë.

Opozita filloi një grevë kombëtare më 6 prill dhe qindra mijë nepalezë u janë përgjigjur thirrjeve për ta intensifikuar grevën. Nga ndërhyrja e policisë kanë humbur jetën të paktën 13 persona. //rd//

XS
SM
MD
LG