Lidhje

Sekretarja Rajs: Shtetet e Bashkuara të shqetësuara rreth kërcënimit iranian


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth kërcënimit të Iranit për t’u dhënë edhe të tjerëve teknologjinë e tij bërthamore.

Dhënia e informacionit të tjerëve, tha ajo, është një element tjetër që i shtohet shqetësimeve ekzistuese të komunitetit ndërkombëtar rreth faktit në se Irani zotëron apo jo teknologjinë e duhur për armë bërthamore.

Zonja Rajs tha sot se duke kërcënuar të ndërpresë bashkëpunimin me Agjencinë e OKB-së për Energjinë Atomike, Irani po izolon veten edhe më tej. Uashingtoni, tha Sekretarja e Shtetit, preferon gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për mosmarrëveshjen bërthamore me Iranin.

Zonja Rajs i bëri këto komente gjatë ndalesave në Greqi dhe Turqi. Në Ankara, shefja e dipolomacisë amerikane dhe homologu turk, Abdullah Gul folën edhe për nevojën e parandalimit të militantëve kurdë që të mos përdorin Irakun si bazë për sulme kundër Turqisë.

Në Greqi zonja Rajs u takua me Ministren e Jashtme Dora Bakojanis dhe me Kryeministrin Kostas Karamanlis. Ajo bëri thirrje për zgjidhjen e çështjes së ishullit të ndarë të Qipros.

Në Ankara dhe Athinë pati protesta ndaj vizitës së saj. Policia në Athinë përdori sot gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues që hodhën bomba zjarrvenëse dhe qëlluan me gurë autoritetet.

XS
SM
MD
LG