Lidhje

BE-ja paralajmëron Serbinë


Bashkimi Evropian e paralajmëroi Serbinë e Malin e Zi se do të ndalë bisedimet me këtë vend ballkanik në se ai dështon të arrestojë e të ekstradojë të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiç deri në afatin e caktuar për të dielën.

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oli Ren përsëriti qëndrimin e bashkimit pas bisedimeve në Bruksel me ministrin e jashtëm të Sërbisë e Malit të Zi, Vuk Drashkoviç. Zoti Ren vuri në dukje masat e marra kohët e fundit nga Serbia kundër rrjetit që mbështet ish komandantin e lartë të forcave sërbe në Bosnje-Hercegovinë. Ai tha se ka ardhur koha që të arrestohet gjenerali Mlladiç dhe të ekstradohet në gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë. Zoti Rehn tha se do të takohet javën e ardhshme me kryeprokuroren e Hagës për të shqyrtuar gjendjen. Por ai shtoi se në qoftë se Ratko Mlladiçi nuk ekstradohet, nuk do të ketë alternativë tjetër veçse të bllokohen bisedimet.

Gjykata e Hagës ngriti padi kundër Mlladiçit në vitin 1995 për sulme kundër civilëve gjatë konfliktit në ish Jugosllavi. //rd//

XS
SM
MD
LG