Lidhje

Sot mbaron afati që BE i ka vënë Serbisë për dorëzimin e Ratko Mlladiçit


Sot mbaron afati që Bashkimi Evropian i ka vënë Serbisë për të arrestuar dhe ekstraduar të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiç, përndryshe bisedimet për lidhje më të ngushta me Bashkimin rrezikojnë të bllokohen.

Zyrtarët e Bashkimit vazhdimisht e kanë paralajmëruar Serbinë dhe Malin e Zi që të respektojnë afatin e vënë. Komisioneri i Bashkimit Evropian për çështjet e zgjerimit, Ollie Rehn, tha dje se nëse Mlladiçi nuk ekstradohet, nuk do të ketë rrugë tjetër veçse të bllokohen bisedimet për marrëveshjen e asocimit. Mlladiçi ka qenë komandanti i forcave serbe të Bosnjes gjatë konfliktit ballkanik. Në vitin 1995, Gjykata e Hagës ngriti kundër tij akuza për sulme kundër civilëve.//lk

XS
SM
MD
LG