Lidhje

Bisedimet e Vjenës përfundojnë pa ndonjë marrëveshje


Raundi i fundit i bisedimeve për statusin e Kosovës në Vjenë përfundoi pa ndonjë marrëveshje, por palët ranë dakort të takohen përsëri këtë muaj.

Ndërmjetësi i OKB-së Albert Rohan tha se Serbia propozoi krijimin e 14 komunave të drejtuara nga banorë serbë dhe përshtatjen e kufijve të 5 të tjerave. Shqiptarët thonë se numri i këtyre komunave nuk duhet të jetë më shumë se 3.

Administrimi i qytetit të ndarë të Mitrovicës ishte një prej çështjeve të tjera të debatuara. Negociata të tjera pritet të zhvillohen pasi i dërguari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari të takohen me autoritetet në Prishtinë dhe në Beograd. //rd//

XS
SM
MD
LG