Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit, Porter Gos, dha dorëheqjen pas më pak se dy vjetësh në këtë post.
Duke njoftuar lajmin dje, Presidenti Bush falendëroi zotin Gos për drejtimin e agjencisë gjatë një periudhe kalimtare. Burime të administratës thanë se zëvendësuesi i tij mund të emërohet nga fillimi i javës së ardhshme.
Për largimin e zotit Gos nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare. Postit sikur i ra pak vlera vitin e kaluar, kur ai u vendos nën mbikqyrjen e Drejtorit të Zbulimeve Kombëtare John Negroponte.
Mjetet amerikane të informimit njoftuan se mes zotit Gos dhe zotit Negrponte ka pasur mosmarrëveshje dhe se ata të dy e kishin diskutuar largimin e drejtorit të CIAs me miratimin e Presidentit Bush.
Dorëheqja vjen pas spekullimeve se Presidenti Bush do të njoftojë disa ndryshime në administratë ndërkohë që vendi përgatitet për zgjedhjet legjislative.