Lidhje

Majkëll  Heidën, kandidat për postin e drejtorit të CIA-s


Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Bush, thonë se gjenerali i forcave ajrore, Michael Hayden është kandidati kryesor për të zëvendësuar zotin Porter Goss në postin e Drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit.

Zyrtarët thonë se njoftimi për personin që do të zëvendësojë zotin Goss, i cili dha dorëheqjen të premten, mund të jepet të hënën. Gjenerali Hayden është aktualisht zëvendës i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, John Negroponte, dhe ka qenë më parë drejtor i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar.

Zoti Goss e dha dorëheqjen pas më pak se dy vjetësh në këtë post. Zyrtarisht, për largimin e tij nuk është dhënë ndonjë arësye por sipas njoftimeve të medias, ai ka patur fërkime me zotin Negroponte tani që roli i CIA-s është zvogëluar.//ii

XS
SM
MD
LG