Lidhje

Një helikopter britanik rrëzohet në Basra


Policia në Irak thotë se një helikopter britanik u rrëzua në qytetin jugor të Basrës, pasi me sa duket u godit nga një raketë. Zyrtarët thanë se helikopteri u rrëzua sot në një zonë të banuar dhe trupat e 4 anëtarëve të ekujpazhit u gjetën në vendin e rrëzimit.

Policia irakiane njoftoi gjithashtu se 4 veta humbën jetën gjatë një përleshjeje midis trupave britanike dhe një grumbulli irakianësh në vendin e rrëzimit të helikopterit. Irakianët shprehinin gëzim për aksidentin, qpllonin me gurë trupat dhe u vunë zjarrin automjeteve të blinduara britanike.

Ndërkohë, zyrtarët thanë se një autor sulmesh vetëvrasëse i veshur me uniformën e ushtrisë hodhi veten në erë sot në mëngjes në një bazë të ushtrisë irakiane në qytetin verior të Tikritit, duke vrarë 3 oficerë të lartë të ushtrisë. Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se një ushtar amerikan humbi jetën dje nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës.

Të paktën një person u plagos kur policia greke dhe demonstruesit u përleshën sot në qendër të Athinës. Policia përdori gazin lotsjellës kundër grumbullit të njerzve, që ishte mbledhur për të protestuar kundër luftës në Irak. Disa prej pjesëmarrësve hodhën kundër kundër forcave të policisë. Protestuesit i vunë zjarrin një automjeti të policisë si dhe një banke dhe dëmtuan një restorant. Autoritetet thanë se të paktën 20 veta janë ndaluar. Demonstruesit ishin nisur drejt ambasadës amerikane në kryeqytetin grek, kur demonstrata u shoqërua me akte dhune. //rd//

XS
SM
MD
LG