Lidhje

Kremlini hedh poshtë komentet e nënpresidentit Çejni në Lituani


Ministria e jashtëme ruse hodhi poshtë komentet e fundit të nënpresidentit Dick Cheney, sipas të cilave Moska po i bën rezistencë rritjes së demokracisë në Evropën Lindore.

Në një deklaratë të publikuar sot në faqen e internetit të ministrisë, ministri i jashtëm Sergei Lavrov e kritikonte zotin Cheney, duke thënë se nënpresidenti ishte i keqinformuar kur akuzoi Moskën se po shfrytëzonte rezervat e gazit dhe të naftës për të manipuluar çmimet në dëm të vendeve fqinje.

Zoti Lavrov tha se Rusia nuk ka shkelur asnjë kontratë ndërkombëtare furnizimesh gjatë 40 vjetëve të shkuar. Duke folur dje në një forum në Vilnius të Lituanisë, zoti Cheney u tha udhëheqësve të 9 vendeve ish komuniste se qeveria ruse po i kufizon me pa të drejtë dhe pa vend të drejtat e njeriut. Kremlini i mohoi akuzat. //rd//

XS
SM
MD
LG