Lidhje

Autoritetet në Serbi kryejnë bastisje për të dyshuarin për krime lufte, Ratko Mlladiç


Autoritetet serbe kryen disa bastisje në Serbi, në kuadrin e shkallëzimit të përpjekjeve për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Njësitë speciale zhvilluan kërkime sot në disa qytete, por Agjencia e Lajmeve Reuter tha se nuk ka patur njoftime për ndonjë rezultat në operacionin për kapjen e tij. Të premten, polica ndaloi dy persona të dyshuar se e kanë ndihmuar Mlladiçin t’i shpëtojë kapjes. Tetë të tjerë janë arrestuar muajt e fundit gjatë kërkimit të Mlladiçit.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian i ndërpreu bisedimet për lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Malin e Zi, ngaqë ky vend nuk bashkëpunoi për arrestimin dhe dorëzimin e Ratko Mlladiçit në Gjykatën e Hagës për Krime Lufte.

Gjykata ka ngritur akuza ndaj Mlladiçit për sulme ndaj civilëve gjatë konfliktit ballkanik, kur ai ishte kryekomandant i forcave serbe në Bosnje-Hercegovinë.//lk

XS
SM
MD
LG