Lidhje

Hagë: 12 vjet burg për një ish-komandant para-ushtarak të kroatëve të Bosnjës


Një ish-komandant para-ushtarak i kroatëve të Bosnjës u dënua me 12 vjet burg nën akuzën se ka drejtuar një sulm kundër një fshati mysliman në Bosnjë-Hercegovinën Qendrore në vitin 1993.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte e njoftoi sot vendimin kundër Ivica Rajiç-it, i cili e pranoi fajësinë vitin e kaluar lidhur me sulmin që i kushtoi jetën 31 vetëve.

Gjykata tha se dënimi bazohej në natyrën posaçërisht të dhunshme të sulmeve në fshatin Stupni Dol. Gjykata tha gjithashtu se gjykatësit e morën në konsideratë vendimin e të akuzuarit për të pranuar fajësinë dhe për të ndihmuar në ndriçimin e së vërtetës.

Zyrtarë të gjykatës thanë se vendimi ndaj Rajiç-it merrte në konsideratë rolin e tij mbajtjen në burg dhe abuzimin e 250 burrave myslimanë në një fshat afër.

Rajiç u arrestua nga autoritetet kroate në vitin 2003 dhe u dorëzua në Gjykatën e Hagës. //az//

XS
SM
MD
LG