Lidhje

Kosovë: UNMIK-u do t'u japë më shumë kompetenca autoriteteve vendase


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë po u jep kompetenca më të mëdha autoriteteve vendase. Një zëdhënës i OKB-së në Kosovë njoftoi sot se misioni po e zvogëlon rolin e tij në sektorin e ligjeve, në kuadër të transferimit të pushtetit. Ai tha se ministritë e krijuara rishtazi të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendëshme do të merren me policinë dhe gjyqësorin.

Këshilli i Atlantikut Verior, organi vendimarrës më i lartë i NATO-s, pritet të shkojë në Kosovë të enjten. Zyrtarët do të takohen me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Agim Çeku, dhe do të vizitojë gjithashtu forcën e sigurimit nën komandën e NATO-s. //ad//

XS
SM
MD
LG