Presidenti Bush do të mbajë një fjalim drejtuar vendit të hënën në mbrëmje mbi çështjen e imigracionit.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk dha detaje për fjalimin por tha se sigurimi i kufijëve është një shqetësim kryesor.
Lajmi për fjalimin vjen pasi udhëheqës të senatit mundën të rigjallërojnë debatin mbi reformat e imigracionit që mund tu hap rrugën për shtetësinë amerikane për miliona imigrantë të paligjshëm.
Marrëveshja u arrit të enjten nga udhëheqësi i shumicës në Senat Bill Frist dhe Udhëheqësi i pakicës Harry Reid pas një ngërçi politik disa javor.
Kyçi i marrëveshjes ishte rënia dakort që senatorët të mund të negociojnë me Dhomën e Përfaqësuesve në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshje mes projekt-ligjeve të tyre.
Dhoma e Përfaqësuesve miraoi një masë të rreptë në dhjetor që do ta bënte imigracionin e paligjshëm krim dhe bën thirrje për vendosjen e një seksioni të gjatë gardhi në kufirin Meksikë-SHBA.