Lidhje

Filmat e rinj të javës


Fati i aktores adoleshente Lindsay Lohan ka marrë një kthese të radhës me daljen në kinema të filmit të saj të fundit “ Just my Luck”, premiera e të cilit u zhvillua të martën në Los Angeles. Në këtë komedi romantike, adoleshentja luan rolin e Ashley Albright një karrieriste nga Manhatani.

Në një takim të papritur ajo njihet me njeriun e pafat Jake, luajtur nga Chris Pine. Do të mjaftonte vetëm një puthje që fati i dy te rinjëve të ndryshonte trupat. Menjëherë jeta e Ashlit merr tiparet e një fati të mallkuar ndërkohë që Jake më në fund fillon ti buzëqesh fati. Por ja se si e cilëson aktorja fatin në jetën e saj.

Mundësia për të bërë filmin e parë dhe të paturit e pranë e një familje të bekuar. Janë shumë gjëra dhe ndihem shumë me fat.

Por aktorja e re është përballur me kohë të vështira muajt e fundit. Prindërit e saj kaluan një periudhë të vështirë ndarjeje dhe i ati u arrestua. Por edhe vet aktorja kaloi kriza personale, si renia e papritur në peshe dhe stili i jetës së saj nëpër klube tepër jashtë kontrolli.

Komedia romantike del sot në kinema. Po sot ne kinema del edhe komedia “Keeping Up With the Steins. Fokusi i komedisë, është një nga momentet më interesante të jetës së një djali të ri Hebre ku sipas ritualeve të kësaj feje djali bëhet burrë dhe ceremonia e festimit quhet bar mitzvah.

Filmi është rreth një djali të ri që bëhet burrë në sytë e komunitetit Hebre. Ceremonia bar mitzvah e organizuar nga i ati i djalit është një garë me shokët e tij të punës se kush organizon ceremoninë më të mirë. Filmi në vetvete tregon edhe lidhjet mes gjyshit, babait dhe nipit që bashkohen pas disa vite ndarjesh.

Pas 20 vjet ndarjeje, ardhja e gjyshit në familje me rastin e darkës ngjall një atmosferë ku komedia arrin pikën kulmore me prishjen e ceremonisë. Regjisori është munduar ta përshtasë komedinë për të gjitha grupmoshat.

Dhe për në fund kemi lënë filmin Poseidon me aktorin kryesor Kurt Rusell, film i cili shënoi dhe mbylljen e festivalit ndërkombëtar të filmit Tribeca. Filmi është rikrijim i filmit të vitit 1972, “The Poseidon Adventures”... Aventurat e Poseidonit. Filmi me regji të Wolfgang Petersen ka bashkuar aktorët Emmy Rossum dhe Josh Lucas.

Kur një valë përmbysë anijen luksoze Poseidon, një grup i vogël të mbijetuarish duhet të bashkojnë forcat për të mbijetuar. John Dylan, luajtur nga Josh Lucas injoron urdhërat e kapitenit sëbashku me një grusht njerëzish. Grupi është i vendosur që të dalë në sipërfaqe dhe fillojnë të zbulojnë rrugën e tyre në anijen e përmbysur. Ja se çfarë thotë aktori krysor Kurt Russell.

Filmi është ndryshe nga ai i vitit 1972 por ngjarjet janë të ngjashme. Ajo që u ofrohet shikuesve është madhështia e ngjarjes pra e anijes së përmbysur falë regjisorit Wolfgang Petersen.

E veçanta e filmit është se aktorët realizuan vet skenat e rrezikshme çfarë la disa nga ata me plagë të shumta. Russell thotë se gjatë filmimeve aksidentalisht i kishte çarë syrin shokut të tij me një elektrik dore, ndërkohë që vet Russell u prek nga pneumonia.

Por edhe regjisori Petersen i njohur me filmit “The Perfect Storm” pranon se “Poseidon” është filmi më i vështirë në karrierën e tij. Xhirimet nën ujë dhe ambjentet e mbylluara, thotë ai, e bënë filmin akoma më të vështirë për të gjithë ekipin.

XS
SM
MD
LG