Lidhje

Irak : 14 të vrarë nga dy shpërthime me autobombë


Zyrtarët ushtarakë amerikanë në Irak thonë se 14 persona u vranë sot në dy shpërthime makinash bombë pranë një baze amerikane në Bagdatin perëndimor.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhej se persona vetvrasës hodhën në erë makinat e tyre të mbushura me lëndë plasëse mes grumbullit të irakianëve që ndodheshin në një parkim pranë postbllokut të bazës.

Po sot, shpërthimi i një bombe la të vrarë të paktën 4 vetë në një autobus civil në Bagdatin lindor.

Një sulm tjetër me makinë bombë kishte si shënjestër një postbllok ku ndodheshin trupa të ministrisë së brendëshme duke lënë të vrarë dy vetë dhe plagosur pesë.

Ndërkohë, ministria britanike e mbrojtjes njoftoi sot se dy ushtarë britanikë u vranë mbrëmë nga shpërthimi i një bombe në qytetin jugor të Basrës. Parlamenti i Irakut ka në plan të mblidhet sot ndërkohë që kryeministri i ardhshëm, Nuri al-Maliki, ndodhet në fazat e fundit të formimit të kabinetit brenda afatit kushtetues të 22 majit. Pritej që zoti Maliki ta bënte të njohur kabinetin e tij të enjten, por mosmarrëvshjet se kush të drejtojë ministritë e naftës, të mbrojtjes dhe atë të brendshme kanë krijuar përçarje në radhët e koalicionit shiit që mbizotëron parlamentin prej 275 vendesh. Duke shpresuar se zoti Maliki do të jetë i suksesshëm në formimin e qeverisë para afatit, zyrtarët irakianë thonë se një konferencë e pajtimit kombëtar e organizuar nga Lidhja Arabe do të mbahet në Bagdad muajin tjetër.

Ndërkohë, guvernatori i Basrës u ka kërkuar këshillit kalimtar të zonës të shkarkojë shefin e policisë dhe ministrisë së mbrojtjes të shkarkojë një gjeneral irakian të suhtrisë. Guvernatori thotë se të dy zyrtarët kanë dështuar të frenojnë dhunën në zonën e Basrës. //rd//

XS
SM
MD
LG