Lidhje

Mahmud Abas takohet me zyrtarë të lartë izraelitë


Udhëheqësi palestinez, Mahmud Abas u takua me zyrtarë të lartë izraelitë, takimi i nivelit më të lartë mes dy palëve, që kur grupi ekstremist Hamas mori nën kontroll qeverinë palestineze në muajin mars.

Zoti Abas u takua të dielën me zëvëndës-kryeministrin izraelit, Shimon Peres, dhe me ministren e jashtme Tzipi Livni në vend-pushimin Sharm el-Sheik të Egjiptit në Detin e Kuq, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror.

Duke komentuar për gazetarët pas takimit, ministrja e jashtme izraelite tha se Izraeli zhbllokoi 11 milion dollarë në formë taksash doganore që nuk u kishte paguar palestinezëve, për të siguruar ilaçe dhe pajisje mjeksore për Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Kur qeveria e kontrolluar nga Hamasi mori pushtetin, Izraeli ndaloi transferimin e mbi 55 milion dollarëve në muaj, që grumbullon në emër të palestinezëve.

Zëvëndës-kryeministri izraelit Shimon Peres i përshkroi bisedimet si miqësore. Zoti Abas tha se pret të takohet me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert pas vizitës së këtij të fundit në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme.//ii

XS
SM
MD
LG