Lidhje

Momente Sportive: Basketboll, Bejzboll, Hipizëm ...


Ekipi “Pistons” i Detroitit skualifikoi “Cavaliers” të Klivlandit në fazën e ndeshjeve të drejtpërdrejta eleminatore për në finalen e Konferencës së Lindjes. Më të mirët e “Pistons” ishin Tayshaun Prince me 20 pikë dhe Richard Hamilton me 15 e Rasheed Wallace me 13. Mbrojtja agresive e Pistons nuk e lejoi ekipin “Cavaliers” të shënonte më tepër se 23 pikë në gjysmën e dytë të ndeshjes.

Rezutati përfundimtar ishte 79-61.

Pistons do të ndeshen në finalen e Konferencës së Lindjes me Heat të Miamit. Në fund të 7 ndeshjeve finale të vitit të kaluar ndërmjet po këtyre dy ekipeve, fitues doli “Pistons”.

Ekipet finale për Konferencën e Perëndimit do të përcaktohen sonte. Kampionët në fuqi, “Spurs” i San Antonios, presin në fushën e tyre “Maverikcs” të Dallas-it, ndërkohë që “Clippers” i Los Angjlosit do të luajë në Fëniks kundër ekipit “Suns”.

Bejzboll: Thyhet rekordi personal i Babe Ruth-it

Një nga yjet e ligës profesioniste të bejzbollit, Barry Bonds, barazoi rekordin personal të legjendarit Babe Ruth, 714 herë realizim drejtpërdrejtë nga starti. Megjithatë Babe Ruth dhe Barry Bonds, tani, mbajnë vendin e dytë në historinë e bejzbollit. Barry Bondsit, i duhet të realizojë edhe 41 herë të tjera në të njëjtën mënyrë që të thyejë rekordin që mbahet nga Hank Aron. Realizim i drejtpërdrejtë nga starti quhet kur lojtari e godet topin përtej barrierave të fushës.

Shpresat për fituesin e garës më popullore të kuajve në Shtetet e Bashkuara u venitën që në etapën e dytë, të shtunën, në Baltimore të Marylandit. Barbaro, kali që shihej si favorit i sivjetëm i Kurorës Treshe, pësoi frakturë në këmbë. Garën e fitoi një kalë tjetër, Bernardini, pronar i të cilit është Sulltanin e Dubait.

Fraktura e Barbaros u konsiderua e rrezikshme për jetën e tij dhe analistët thonë se pas traumash të tilla, kujatë vuajnë nga qarkullimi gjakut në këmbë dhe mosshpërndarja e peshës në mënyrë të barabartë e qendrimi shtrirë për periudha të gjata mund t’u shkaktojë sëmundje të brendshme. Megjithatë pas një operacioni gjashtë-orësh, mjekët dhe trajnerët janë mjaft optimistë se do të mund të shpëtojnë jo vetëm jetën e Barbaros, por edhe karierën e tij.

Botërori 2006: Për herë të parë televizioni amerikan do të transmetojë të gjitha ndeshjet

Popullariteti i futbollit po rritet në Amerikën e Veriut dhe për herë të parë, që të 64 ndeshjet e Botërorit që do të zhvillohet në Gjermani, do të transmetohen përmes televizionit në Shtetet e Bashkuara.

Rrjeti televiziv ABC dhe ESPN do të ndajnë ndërmejt njëri-tjetrit të drejtat e trasnmetimit të kupës së botës për herë të aktërt rresht.

Për herë të parë, ndeshjet do të transmetohen në televizion në formatin e definicionit të lartë dhe ABC do të transmetojë 12 ndeshje drejtpërdrejt. Kurse ESPN do të transmetojë 21 drejtpërdrejt 21 ndeshje, kurse 31 ndeshjet e tjera do të mund të ndiqen përmes kanalit ESPN2.

Këto Kompani, të dyja pronë e kompanisë Walt Disney, kanë siguruar jgithashtu të drejtën e transmetimit në gjuhën angleze për kupën e botës në vitin 2010 dhe 2014.

Për ata që nuk do të munden të ndjekin ndeshjen përmes televizionit, shgërbimi satelitor i radios XM hapi muajin e kaluar një kanal të ri pikërisht për Botërorin 2006. Ajo do të ofrojë komente dhe transmetim ndeshjesh në anglisht e spanjisht për shumicën e ndeshjeve. //az//

XS
SM
MD
LG