Lidhje

Vdes kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vdiq, pas një operacioni urgjent pas një trompoze në tru. Jugkoreani Lee Jong-Wook, i cili koordinonte luftën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kundër SARS-it dhe gripit të shpendëve, vdiq sot në mëngjes, në moshën 61-vjeçare në një një spital të Gjenevës.

Në deklaratën e Organizatës Botërore thuhej se zoti Lee u shtrua në spital të shtunën pasdite, pasi u sëmur ndërsa ishte në një takim pune. Lee-Jong-wook kishte 23 vjet që punonte për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe ai u bë drejtor i saj në vitin 2003.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, që ndodhet për një vizitë në Kinë, tha se ishte tronditur dhe se ndjente dëshpërim të thellë nga humbja e zotit Lee, një koleg dhe mik i tij.

Lajmi i vdekjes së zotit Lee u përhap ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë filloi takimin e saj vjetor në Gjenevë. Zëvendësi i zotit Lee, Anders Nordstrom, u emërua drejtor në detyrë i Organizatës.//lk

XS
SM
MD
LG