Lidhje

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur do t’i japë ish komandantit të NATO-s, Uesli Klark çmimin “Hasan Prishtina”


Ish komandanti i Natos, gjenerali amerikan Uesli Klark, ndodhet në Kosovë për një vizitë tri ditëshe me ftesë të Kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku.

“Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur” do t’i japë zotit Klark çmimin “Hasan Prishtina”, në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën që ka dhënë për kthimin e personave të shpërngulur.

Shqiptarët e vlerësojnë zotin Klark si mikun e madh të tyre për rolit që kishte ai gjatë luftës së Kosovës në cilësinë e komandantit të lartë të NATO-s.

Në komentet e tij të para zoti Klark tha se ndihej i gëzuar që ndodhej sërish në Kosovë, por edhe për përparimin që shihet aty.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ai do të takohet me udhëheqësit më të lartë të vendit. Në shenjë respekti për të, Kuvendi Komunal i Gjakovës ka propozuar që një rrugë e këtij qyteti të marrë emrin Uesli Klark. //ze

XS
SM
MD
LG