Lidhje

Senati konfirmon gjeneralin Majkëll Hejdën në postin e drejtorit të CIA-s


Senati amerikan konfirmoi kandidaturën e gjeneralit të forcës ajrore Michael Hayden për postin e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA-s. Senatorët e miratuan kandidaturën e gjeneralit me katër yje me 78 vota pro dhe 15 kundër.

Presidenti Bush e përshëndeti konfirmimin me anë të një deklarate ku shprehej se gjenerali Hayden ishte personi i duhur për të drejtuar agjencinë në një periudhë të tillë kritike.

Në seancën për konfirmimin e tij, gjenerali Hayden mbrojti një programi përgjimi, program i cili mban bashkëautorësinë e tij, duke e quajtur të ligjshëm dhe të nevojshëm në lufton kundër terrorizmit.

Disa ligjvënës kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e programit që mban nën vëzhgim komunikime të tilla si telefonatat mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe të dyshuarve për terrorizëm në vende të tjera.

Programi filloi kur gjenerali Hayden drejtonte Agjencinë për Sigurinë Kombëtare. Gjenerali Hayden zëvendëson ish-drejorin e CIA-s Porter Goss që dha dorëheqjen papritur këtë muaj, pasi sipas njoftimeve kishte mosmarrëveshje me Drejtorin e Zbulimit Kombëtar John Negroponte. Gjenerali Hayden shërbente si zëvendës i zotit Negroponte. //rd//

XS
SM
MD
LG