Lidhje

Bulgaria ratifikon marrëveshjen për përdorimin e katër bazave ushtarake nga ushtria amerikane


Parlamenti bullgar ratifikoi një marrëveshje për përdorimin e katër bazave ushtarake në Bullgari nga trupat amerikane. 150 ligjvënës votuan pro traktatit me afat 10 vjeçar, ndërsa 20 votuan kundër.

Marrëveshja për aeroportet e Bezmerit dhe Graf Ignatievos, për zonën stërvitore të Novo Selos dhe disa magazina pranë Detit të Zi, u nënshkrua në muajin prill. Numri i trupave amerikane në Bullgari mund të arrijë deri në pesë mijë, gjatë periudhave të rotacionit të tyre. Ministri i Jashtëm Ivailo Kalfin theksoi se marrëveshja do të luajë rol në gjendjen e sigurisë në Bullgari.

Bazat amerikane në Bullgari janë pjesë e strategjisë së Uashingtonit për të krijuar njësi më të vogla, më elastike, më pranë zonave që paraqesin rrezik në Lindjen e Mesme. Sipas marrëveshjes duke filluar nga viti i ardhshëm në Bullgari do të dislokohen 2 mijë e 500 trupa amerikane. //rd//

XS
SM
MD
LG