Lidhje

Papa Benedikt viziton Poloninë


Papa Benedikti thotë se shpreson që paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali i Dytë do të bëhet shenjt në të ardhmen e afërt. Papa i bëri komentet sot përpara një grumbulli njerëzish të pranishëm në një objekt fetar pranë Krakovit.

Ky është qyteti ku Gjon Pali shërbeu si kryepeshkop përpara se të bëhej Papë. Është hera e tretë që Papa Benedikti bën komente lidhur me shënjtërimin e Gjon Palit të Dytë. Po sot, ai bëri një deklaratë të ngjashme përpara një grumbulli besimtarësh në Vadovice, që është vendlindja polake e Gjona Palit të Dytë.

Dje, Benedikti u tha të rinjve të mbledhur në rezidencën e peshkopit të Krakovit se lutjet e tyre do ta sillnin paraardhësin e tij më pranë shenjtërimit. Papa Gjon Pali i Dytë vdiq në prill të vitit 2005. //rd//

XS
SM
MD
LG