Lidhje

Në Indonezi vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit


Punonjësit e sistemit shëndetësor në ishullin e Javës në Indonezi të dëmtuar rëndë nga tërmeti, thonë se po bëjnë të pamundurën për të kuruar mijëra të plagosur që vazhdojnë të mbërrijnë në qendrat e ndihmës mjekësore që janë mbipopulluar me të dëmtuar.

Mjekët kanë filluar të kryejnë operacione të lehta edhe jashtë. Në rajonin e goditur më rëndë, në atë të Jogo-Kartës, ku është regjistruar edhe numri më i madh i më se 5 mijë viktimave, ekipet e ndihmave thonë se furnizimet me ushqime, ujë dhe ilaçe janë në prag të mbarimit. Zyrtarët indonezianë thanë sot se rreth 200 mijë të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Tërmeti kishte një fuqi prej 6 presje 3 ballësh. Ndihmat ndërkombëtare sapo kanë filluar të mbërrijnë. Në qytetin e Jogo-Kartës ndodhet edhe Presidenti i Indonezisë për të parë gjendjen nga afër. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë dhe tha se qeveria e indonezisë do të ofrojë mbi 107 milionë dollarë ndihma rindërtimi.//lk

XS
SM
MD
LG