Lidhje

Mal i Zi: Komisioni për referendumin konfirmon fitoren e pavarësisë


Komisioni për referendumin e Malit të Zi konfirmoi zyrtarisht fitoren e përkrahësve të pavarësisë në votimin e këtij muaji për shkëputjen nga bashkimi me Serbinë.

Kreu i Komisionit Frantisek Lipka u tha gazetarëve se 55.5 për qind e votuesve kishin votuar pro pavarësisë, duke e kapërcyer kufirin minimal prej 55 për qind që kishte vendosur Bashkimi Evriopian si kusht për t’u njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Vëzhguesit ndërkombëtarë e kishin cilësuar votimin të lirë dhe të drejtë.

Por kundërshtarët e pavarësisë kishin paraqitur mbi 200 ankesa, që komisioni i hodhi poshtë. Komisioni Qendror i shpalli rezultatet përfundimtare pasi kundërshtarët nuk i paraqitën ankesat në Gjykatën Kushtetuese të republikës. Konfirmimi i komisionit i hap rrugën parlamentit të Malit të Zi për të shpallur zyrtarisht pavarësinë.

XS
SM
MD
LG