Lidhje

SHBA shpreson që Irani ta marrë seriozisht paketën e ndihmave


Sekretarja amerikane e Shtetit thotë se shpreson që Irani do ta marrë seriozisht në shqyrtim paketën e re të stimujve në shkëmbim të pezullimit të veprimtarisë bërthamore. Vendet më të fuqishme të botës ranë dakord mbi një paketë të re dje në Vjenë.

Sekretarja Rajs tha se paketa përmban nisma financiare dhe teknologjike, dhe nëse Irani e hedh poshtë ofertën, mund të vihen në zbatim masa ndëshkuese.

Në një numër intervistash për median amerikane, Sekretarja Rajs tha se pesë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit si dhe Gjermania kanë shpresë se Irani do të përgjigjet brenda pak javësh pasi të paraqitet oferta.

Rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar idenë e kërcënimeve ndaj Iranit. Por zonja Rajs tha për televizionin CNN se “Rusia dhe Kina kanë mbështetur idenë e dy rrugëve” atë të stimujve dhe të ndëshkimit.

Diplomatët thonë se Britania, Franca dhe Gjermani pritet t’i bëjnë brenda pak javësh një ftesë zyrtare Iranit për fillimin e negociatave.//rd//

XS
SM
MD
LG