Lidhje

Presidenti Bush mbështet ndryshimin e kushtetutës për të ndaluar martesat e të njëjtit seks


Presidenti Bush shfrytëzoi fjalimin e tij të përjavshëm në radio për të shprehur mbështetje ndaj një amendamenti të mundshëm të Kushtetutës amerikane i cili të ndalonte martesën midis njerëzve të të njëjtit seks.

Zoti Bush tha se martesa mes një burri dhe një gruaje i shërben mirëqenies së fëmijëve dhe qendrueshmërisë së shoqërisë. Ai tha se një amendament i tillë do të ishte me rëndësi të madhe sepse gjykatat në disa shtete të Amerikës kanë lejuar disa martesa mes njerëzve të të njëjtit seks.

Senati pritet të debatojë javën e ardhëshme rreth amendamentit të propozuar. Ligjvënësit thonë se amendamenti ka pak shanse për t’u miratuar. Kritikët akuzojnë administratën e Presidentit Bush se po e ngre këtë çështje për të nxitur votuesit konservatorë në këtë vit zgjedhjesh. //rd//

XS
SM
MD
LG