Lidhje

Mali i Zi shpalli zyrtarisht pavarësinë


Mali i Zi shpalli zyrtarisht pavarësinë, duke i dhënë fund aleancës së gjatë me Serbinë. Shpallja zyrtare e pavarësisë nga parlamenti vjen pas referendumit të 21 majit i cili u kërkonte votuesve ndërprerjen e lidhjeve mes Podogoricës dhe Beogradit.

Serbia dhe Mali i Zi ishin partneret e fundit në ish federatën Jugosllave, e cila u shpërbë gjatë luftrave ballkanike të viteve 90. Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Malit të Zi, hodhi poshtë ofertën e Bashkimit Evropian për të ndihmuar në zbutjen e fërkimeve me Malin e Zi për të lehtësuar atë që disa zyrtarë evropianë e quajnë “shkurorëzimi i kadifenjtë”.//rd//

XS
SM
MD
LG