Lidhje

Hong Kongu përkujton protestat në sheshin Tienanmen


Mijëra vetë u mblodhën në Hong Kong për të përkujtuar veprimtarët e vrarë nga forcat kineze gjatë shtypjes së një demonstrate për demokraci në Sheshin Tienamen të Pekinit. Pjesmarrësit zhvilluan një ceremoni përkujtimore me qirinj në Sheshin Viktoria të Hong Kongut, vendi ku, çdo vit me rastin e përvjetorit të shtypjes së demostratës, zhvillohen veprimtari të tilla.

Disa pjesmarrës u bënë thirrje udhëheqësve kinezë të pranojnë zyrtarisht incidentin. Ceremoni të tilla janë të ndaluara në Kinën kontinentale, ku qeveria kufizon informacionin për ngjarjen e 4 qershorit 1989.

Mjetet zyrtare të informimit as nuk e përmendën përvjetorin. Policia kineze e ka shtuar kontrollin ndaj disidentëve të njohur dhe të tjerëve që Pekini i konsideron kërcënim ndaj paqes e qendrueshmërisë. Të afërm të viktimave të Tienamenit thonë se policia i ka marrë në pyetje në lidhje me planet e tyre për përkujtimin e përvjetorit. //rd//

XS
SM
MD
LG