Lidhje

Irak: Rrëmbehen 50 punonjës të kompanive të transportit


Zyrtarët irakianë thanë se persona të armatosur të maskuar si policë rrëmbyen 50 punonjës të disa kompanive të transportit në Bagdat. Zyrtartë thanë se personat e armatosur ndërmorrën me sa duket një operacion të koordinuar sot përgjatë një rruge në Bagdat ku operojnë disa kompani që ofrojnë transport për në Siri dhe Jordani. Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë lidhur me incidentin.

Në një tjetër zhvillim, gjykimi i diktatorit irakian Saddam Hussein dhe shtatë të pandehurit e akuzuar për krime kundër njerëzimit rifilloi sot në Bagdat. Kryetari i gjyqit filloi sesionin me një dëshmi nga dy dëshmitarë të të pandehurit Ali Dayih ali, një zyrtar bathist nga Dujaili. //rd//

XS
SM
MD
LG