Lidhje

Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë nënshkruajnë një protokoll me OKB-në për kthimin e të zhvendosurve


Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një protokoll me Kombet e Bashkuara për kthimin e dhjetra mijëra refugjatëve serbë dhe pakicave të tjera të zhvendosur në vitin 1999 në fund të konfliktit në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, palët angazhohen për krijimin e kushteve të sigurta dhe të drejta për riatdhesimin e vullnetshëm të refugjatëve. Në pakt parashikohet kthimi i pasurive, rindërtimi i shtëpive të djegura dhe shanset e barabarta për punësim.

Pakti është një shenjë e rrallë marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës. Javën e kaluar delegacionet e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund raundit të gjashtë të bisedimeve pa ndonjë marrëveshje. Dje radikalë serbë të veriut të Kosovës thanë se do të boikotonin institucionet vendase që mbizotërohen nga shumica shqiptare.//lk

XS
SM
MD
LG