Lidhje

Interpoli arreston 67 persona në një operacion kundër pornografisë


Përmes një operacioni të bashkërenduar kundër pornografisë me fëmijë, Interpoli arrestoi 67 persona në pesë vende evropiane.

Policia spanjolle thotë se arrestoi 10 persona, kurse 38 u arrestuan në Francë. Ata thonë se nëntë vetë u ndaluan në Sllovaki, 7 në Belgjikë dhe tre në Hollandë.

Të gjithë të ndaluarit akuzohen për shpërndarjen e pamjeve pornografike me fëmijë në internet. Policia spanjolle thotë se rrjeti përdorte teknologji kompjuterike tepër të sofistikuar për të fshehur informacionin që transmetohej. Ata thonë se ndërmjet të ndaluarve janë disa profesorë universiteti.

Ky është operacioni i fundit në një seri të tillë nga policia spanjolle kundër pamjeve pornografike me fëmijë në internet gjatë muajve të fundit. Vetëm në janar, më shumë se 40 vetë u arrestuan nën akuzat për blerje dhe shitje në internet të videove pornografike me fëmijë.//lk

XS
SM
MD
LG