Lidhje

Grupi i Kontaktit: Serbia duhet të ndërpresë ndikimin negativ mbi serbët e Kosovës


Grupi i Kontaktit thotë se Serbia duhet të ndërpresë ndikimin negativ mbi serbët e Kosovës. Grupi i përbërë nga 6 vende, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania, Gjermania dhe Italia, thotë se Serbia duhet t’i nxisë serbët e Kosovës që të riangazhohen me shumicën shqiptare, dhe jo të ndikojë negativisht.

Gjatë një konference shtypin në Prishtinë, diplomati i lartë francez Thierri Reinard tha se këto rekomandime janë përfshirë në një listë që iu dërgua sot qeverisë së Beogradit. Sipas njoftimeve të shtypit, Grupi i Kontaktit gjithashtu u dorëzoi udhëheqësve shqiptarë të Kosovës një listë prej 13 pikash për të përmirësuar kushtet e sigurisë dhe jetesës për serbët e Kosovës. Grupi i Kontaktit thotë se dëshiron që këto kërkesa të përmbushen brenda 6 muajve.//lk

XS
SM
MD
LG