Lidhje

Kongresi amerikan, projektligj për gjoba më të larta për ofendime në mjetet e shtypit


Kongresi amerikan miratoi një projekt-ligj, i cili bën të mundur gjoba më të larta kundër rrjeteve radio-televizive, që transmetojnë materiale ofenduese.

Presidenti Bush pritet ta nënshkruajë atë në ligj. Projekt-ligji i njohur si Akti për Zbatimin e Mirësjelljes në Transmetime, e dhjetëfishon gjobën maksimale, që mund të vërë agjencia, e cila mbikqyr transmetimet qeveritare.

Gjoba u ngrit nga 32 mijë e 500 dollarë në 325 mijë dollarë. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi dje projekt-ligjin me shumicë dërmuese votash. Senati e kishte miratuar atë më parë. Gjatë viteve të fundit, disa ligjvënës kanë kritikuar me fjalë të ashpra ato që i kanë shikuar si programe të papranueshme.//lk

XS
SM
MD
LG